MENU
klinika

Rikthehet frika!

Hakerat publikojnë numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë

29.08.2022 - 20:45

Janë rishfaqur sërish në skenë hakerat të cilët pak kohë më parë vodhën dhe bënë publike të dhëna nga faqa zyrtare e- Albania.

Së fundmi faqja “Homeland Justice” e njohur ndryshe si “Drejtësia e Atdheut”, ka bërë sëfundmi publike të dhënat personale dhe numrat e telefonit të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Paraprakisht marrja e informacioneve dyshohet të jetë bërë pas hakërrimit që iu bë në muajin korrik disa prej web-ve të institucioneve shqiptare.

Ndërkohë që më herët “Homeland Justice” ka bërë publike edhe e-maile të institucioneve më të rëndësishme shqiptare, përfshirë edhe ato të kryeministrit Edi Rama.

Përveç institucioneve ligjzbatuese shqiptare, për këtë çështje në vendin tonë kanë ardhur dhe specialistë nga FBI-ja amerikane për të hetuar rastin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’keni të drejtë të ndaloni lirinë e fjalës"

Hakerat ‘Anonymous Albania’ sulmojnë faqet zyrtare të AMA-s dhe AKEP