MENU
klinika

Nuk ka bërë ndryshim emri (DOKUMENTI)

Hetimet ndaj Ilir Metës/ Gjendja Civile i përgjigjet SPAK

26.08.2022 - 17:56

Gjendja Civile i është përgjigjur Prokurorisë së Posaçme (SPAK) me një shkresë që tregon se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka kryer ndryshime gjeneralitetesh.

Sipas verifikimeve nga Gjenda Civile, ai është i regjistruar si Ilir Metaj.

Gjendja Civile bën me dije se sipas verifikimeve të kryera nga regjistri dhe arkivi i gjendjes civile rezulton se shtetasi Ilir Rexhep Metaj ka të njëjtin emër që nga lindja deri tani e s’ka bërë kurrë ndryshim emri.


Ishte Monika Kryemadhi ajo që publikoi certifikatën personale të kreut të Partisë së Lirisë, me pretendimin se po ndihmonte SPAK, jo vetëm për këtë çështje, por dhe për atë të inceneratorëve.

Dy ditë më parë, SPAK njoftoi nisjen e hetimeve për ish-kreun e shtetit pas një kallëzimi të ish-deputetit Halit Valteri.