MENU
klinika

Max Verstappen

“I heq pikë Ferrarit, Mercedes kompetitiv na ndihmon”

03.08.2022 - 09:56

Max Verstappen ka 80 pikë avantazh në renditjen e pilotëve të Formula 1 ndaj rivalit më të afërt, Charles Leclerc me Ferrari. Në garat e fundit është verifikuar një afrim i Mercedes me dy skuadrat e kreut dhe për pilotin holandez të Red Bull ky është një lajm i mirë.

“Nuk jam aspak i shqetësuar nga rivaliteti i Mercedes. Madje është një gjë e mirë që janë pretendentë për fitore, pasi mund t’u rrëmbejnë pikë rivalëve tanë të Ferrari, siç dhe ka ndodhur. Ndaj, jam i lumtur për këtë gjë. Gjithsesi, ne po ecim mirë”, u shpreh Verstappen.

Vjet, Verstappen duelonte për titull pikërisht me Mercedes, ndërsa këtë sezon me Ferrari, që po ia dhuron vetë fitoren. Disa gabime të skuadrës dhe pilotëve kanë ndihmuar Red Bull e pilotët e saj që të shpallen kampionë në Formula 1 shumë më herët nga sa mendohej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN