MENU
klinika

Formula 1

Zyrtare, ikën një kampion dhe vjen një tjetër

01.08.2022 - 13:58

Një kampion bote ikën, një tjetër vjen. Skuadra e Aston Martin ka zyrtarizuar se piloti spanjoll Fernando Alonso do të zërë vendin e Sebastian Vettel sezonin e ardhshëm të Formula 1.

Vettel, 4 herë kampion bote, deklaroi pak ditë më parë tërheqjen e tij nga garat. Ndërsa sot, Aston Martin zyrtarizoi se vendin e tij do ta zërë Alonso, dy tituj kampionë në Formula 1.

Alonso garon me skuadrën franceze të Alpine, por në fund të sezonit do të largohet për të shkuar të rivalët e Aston Martin. Këta të fundit dëshironin një pilot me përvojë për të vijuar proçesin e rritjes.

“Askush sot në sportin tonë nuk po tregon një vizion më të gjerë dhe impenjim për të fituar se Aston Martin. Ky transferim është një mundësi e mirë për mua. Kjo është skuadra që më shumë se kushdo dëshiron të fitojë”, tha Alonso.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN