U hodh shorti i grupeve të Champions League në Stamboll, ku ashtu siç pritej ka dhuruar një grup “ferri”. Bayern, Barcelona dhe Inter janë në një grup, ndërsa shorti ishte me fat për kampionët në fuqi të Real Madrid.
GRUPET E CHAMPIONS 2022
GRUPI A: Ajax, Liverpool, Napoli, Rangers
GRUPI B: Porto, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Club Brugge
GRUPI C: Bayern Munchen, Barcelona, Inter, Plzen
GRUPI D: Eintracht Frankfurt, Tottenham, Sporting Lisbon, Marseille
GRUPI E: Milan, Chelsea, Salzburg, Dinamo Zagreb
GRUPI F: Real Madrid, Leipzig, Shakhtar Donetsk, Celtic
GRUPI G: Manchester City, Sevilla, Borussia Dortmund, Copenhagen
GRUPI H: PSG, Juventus, Benfica, Maccabi Haifa
Faza e grupeve nis në 6 shtator dhe përfundon në 2 nëntor për shkak të Botërorit. Finalja e këtij edicioni do të luhet në 10 qershor në Stamboll. Nuk ka skuadra ruse, Shakhtar Donetsk, kampion i Ukrainës, do t’i luajë ndeshjet si pritës jashtë vendit.
Nuk ka përplasje mes skuadrave nga i njëjti vend. Skuadrat janë ndarë sipas kampionëve të ligave me koeficientin më të mirë. Klubet pjesëmarrëse në Champions League dhe Superkupën e Europës do të ndajnë 2.032 miliardë euro.
Secili nga 32 klubet pjesëmarrëse e fillon kompeticionin me 15.64 milionë euro si “bonus” startues. Shumë të cilës mund t’i shtohen 2.8 milionë për fitore dhe 930 mijë euro për barazimin në fazën e grupeve.
Klubet që arrijnë në 1/16 do të marrin 9.6 milionë e kështu me radhë: 10.6 milionë për çerekfinalet, 12.5 milionë më shumë për gjysmëfinalet dhe 15.5 milionë për finalen. Klubi kampion do të fitojë edhe 4.5 milionë të tjera, plus 3.5 milionë për pjesëmarrjen në Superkupën e Europës dhe 1 milion shtesë në këtë event (rreth 70 mln euro në total).