MENU
klinika

Jo pak, por 15 mijë euro!

Ishulli ju paguan nëse e zgjidhni si vend banimi!

14.08.2022 - 14:31

Sardenja, ky ishull piktoresk mund të ofrojë shumë gjëra interesante për çdo turist: peizazhet fantastike, bregdetin e paprekur, plazhe të virgjëra, ujë të pastër… Kudo ku shkoni, do të ketë një vijë bregdetare mahnitëse me gjire të bukura, qytete aspak të komercializuara dhe fshatra me qytetarë miqësorë dhe, natyrisht, një histori interesante dhe arkitekturë madhështore.

Pra, kurrë nuk të shkon në mendje se për të jetuar aty, mund të paguhesh. Dhe në fakt, jo pak, por 15 mijë euro.

Kjo lëvizje drastike është për të tërhequr banorë të rinj në zonat e tij rurale. Pasi disa pjesë të Italisë tashmë kishin vendosur të paguanin njerëzit dhe në atë mënyrë t’i tërheqin ata, u ndoq e njëjta rrugë në Sardenjë.

Megjithatë, ka disa kushte!

Paratë duhet të përdoren për të blerë ose rinovuar një shtëpi, dhe për të përmbushur kërkesat, duhet të jetoni në një komunë në Sardenjë me më pak se tre mijë banorë dhe më pas në llogarinë tuaj do të shtohen 15 mijë euro.

Lajmi i mirë është se nuk keni pse t’i ktheni paratë pasi t’i merrni, pasi ato synojnë të luftojnë shpopullimin e zonave rurale dhe të ofrojnë ndihma ekonomik për banorët ekzistues.

Në total, rreth 47 milionë euro janë ndarë për projektin që do të mjaftojë për të paktën tre mijë familje për ta shfrytëzuar maksimalisht atë, shkruajnëmediat kroate.