MENU
klinika

Derbi në merkato

Jo vetëm Inter, tani edhe Milan do mbrojtësin kuqezi

02.08.2022 - 17:34

Milan dhe Interi duket se janë përplasur sërish në merkato, me dy klubet e Milanos që duket se këtë herë kanë si objektiv të përbashkët mbrojtësin e Kombëtares, Berat Gjimshitin.

Lajmi i bujshëm raportohet nga media pranë klubit bergamask “TuttoAtalanta”, që ka publikuar një artikull ku thuhet se Milan ka përqendruar vëmendjen te futbollisti kuqezi dhe se Maldini do të takohet me drejtuesit e Atalantës për të prezantuar ofertën e parë në ditët e ardhshme.

Në ditët e fundit edhe Interi ishte vënë pas Gjimshitit, me zikaltrit që e kishin piketuar si përforcimin e radhës në mbrojtje, por që tani duhet të përballen me Milanin në merkato në një “derbi” për të fituar shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares.