Juventus nuk shkëlqen në shtëpi ndaj Spezias, por arrin të marrë fitoren e dytë sezonale, kësaj here 2-0 në “Allianz Stadium”. Një detyrë e kryer mirë, duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve në 4 javë.
Golin e parë e shënoi Vlahovic që në minutën e nëntë, duke lënë të perceptoj se do të kishte bollëk golash, por nuk ndodhi kështu. Miqtë u mbrojtën mirë, madje edhe mund të kishin ndëshkuar në ndonjë kundërsulm.
Vendasit bardhezinj nuk arritën të vrisnin ndeshjen më herët se në minutën e 91’. Ishte blerja më e fundit Milik ai që shënoi për Juventus, duke vulosur fitoren dhe mbyllur ndeshjen.
Në sfidën tjetër, Napoli, pas barazimit në Firenze, ka ngecur edhe në shtëpi, kësaj here 1-1 me debutuesit e Lecce-s. Colombo për miqtë në 25’ humbi një penallti. Dhe 2 minuta më pas vendasit e Napolit shënuan me Elmas.
Megjithatë, Colombo shlyen gabimin në 31’, duke barazuar shifrat. Ndeshja ishte e hapur deri në fund, por Napoli, pavarësisht se dominoi dhe krijuar plot raste, nuk arriti të shënojë. 8 pikë për Napolin në katër javë.