MENU
klinika

Serie A, Java 4

Lazio e pëson në fund, lë dy pikë në transfertë

31.08.2022 - 20:35

Një gol në fundin e takimit i ka hequr Lazios fitoren e radhës në Serie A, në javën e katërt, duke mos marrë dot kreun së bashku me Romën. Ishte Sampdoria që shënoi në limit dhe barazoi 1-1 në Genoa.

Lazio shënuar në minutën e 21-të nga i përhershmi Ciro Immobile. Por merita është e Milinkovic-Savic me një super asist. Ndeshja ishte e hapur deri në fund dhe kur u duk sikur u mbyll, Gabbiadini barazon për vendasit.

Po në barazim 1-1 u mbyll edhe ndeshja Empoli-Verona, ku Nedim Bajrami hyri në fushë për vendasit në mesin e pjesës së parë. Ndërsa Udinese mposhti 1-0 Fiorentinën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN