MENU
klinika

Një fëmijë të tretë së shpejti?

Ka plane për të zgjeruar familjen? Rrëfehet Alketa Vejsiu

07.08.2022 - 08:49

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.

Së fundmi, ajo ka realizuar një “Ask me a question” në Instagram, ku dikush e pyet prezantuesen nëse do të dëshironte të kishte një tjetër fëmijë.

Ajo ka shkruar se binjakë do i shkonin shumë në këtë stad të jetës.

“Po dy binjakë më shkojnë më shumë tani. Nuk mungon as eksperienca për ti rritur në mënyrë praktike dhe sportive”,– u shpreh Alketa.

Një tjetër ndjekës e ka pyetur Alketën: “Shikoj vetëm shkëqimin tënd në të gjitha fushat! A ke patur periudha depresioni gjatë jetës?”

Moderatorja ka shkruar gjatë, duke treguar se nuk e ka kaluar ndonjëherë situatën e depresionit edhe pse si të gjithë ka pasur momente të vështira gjatë jetës së saj

“S’mund të them që e kam kaluar depresionin (por e di që shumë nga ju e kanë kaluar këtë provë, dhe depresioni nuk është sëmundje, është një situatë që do kuruar dhe që do njerëzit e duhur pranë vetes. Nuk kalohet vetëm. Në vetëmohim në izolim. Kalohet me njerëz). Unë vetë, kam kaluar periudha të gjata reflektimi; periudha kur jam ndjerë e brishtë, kur kam qarë më shumë se sa kam qeshur! Jeta është si Malet Rusa në Disney Land! Dhe fakti që e përshkrojmë me të gjitha ulje-ngritjet e veta, është konfirmim i asaj që jemi gjallë dhe po jetojmë! Kush tha që jeta është e thjeshtë, që është veç e gëzuar?

Ka dhe probleme, dhe momente të trishtuara, situate që si kishim imagjinuar kurrë që mund të na ndodhin, njerëz që si kishim kërkuar as pritur që të vinin në jetën tonë por që na lanë shenjën e tyre, herë për mirë herë për keq, miq që na kanë lumturuar por edhe zhgënjyer thellë, dhimbje familjare e shëndetësore njerëzish të shtrenjtë, njerëz që na ndryshojnë përgjithmonë… Kjo është jeta!”- ka shkruar Alketa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN