Avokati, Spartak Ngjela ka ngritur disa pyetje për kryeministrin Edi Rama në lidhje me dhënie e shtetësisë shqiptare të huajve pa kriter ligjor
Ngjela shkruan se Rama duhet të tërhiqet nga kjo çështja pasi ka shumë rrezik për vendin tonë.
Postimi i plotë:
Kërkesa e Edi Ramës për dhënien e shtetësisë shqiptare të huajve pa kriter ligjor, nuk dihet se çfarë është:
Është kërkesë e Moskës për të hyrë e kamufluar në Bashkimin Evropian?
Është kërkesë e terrorizmit islamik radikal për të hyrë me kamuflim në Bashkimin Evropian?
Është kërkesë e rretheve antiperëndimore për të penetruar qetësisht në Perëndim?
Apo kjo është mendjelehtësi e kryeministrit shqiptar që nuk e njeh historinë dhe prandaj nuk i kupton dot dasitë historike Lindje-Perëndim?!
Nuk ka më rëndësi se cila nga këto pyetje i takon Ramës, se, fakti që këto dhe të tjera pikëpyetje si këto ngrihen në këtë çështje, ai duhet të tërhiqet.
Megjithëse, çështja e dhënies së shtetësinë është kompetencë ekskluzive e Presidentit të Shqipërisë.
Të shohim…