MENU
klinika

Ja ç'duhet të dini

Kim Kardashian përdor ujin e orizit për rritjen e flokëve, por a funksionon?

27.08.2022 - 10:47

Ka shumë truke dhe sekrete që njerëzit ndajnë online për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Një prej tyre, që është bërë viral në TikTok, është ai i ujit të orizit. Në fakt, ishte Kim Kardashian dora vetë që e nisi trendin.

Pas kësaj, hashtagu #ricewaterchallenge nisi të shihej ngado në TikTok dhe tani ka mbi 78 milionë shikime në rrjetin e famshëm social. Por a funksionon?

Sipas ekspertëve, ky truk është efektiv!

Uji i orizit është i mbushur me minerale dhe vitamina që ushqejnë flokët. Të tilla janë aminoacidet, vitamina B, vitamina E dhe antioksidantët. Kur aplikohen në flokë, këto minerale dhe vitamina depërtojnë në folikula duke bërë që flokët të jenë më të fortë dhe më të gjatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN