MENU
klinika

Eksperti i kriminologjisë i bën thirrje policisë së shtetit

“Kriminelët komunikojnë në Netflix, ka edhe nga Tirana”

16.08.2022 - 09:09

“Policia e Shtetit të hapë sytë. Kriminelët komunikojnë përmes komenteve në Netflix”. Është ky alarmi që ngre eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, duke i bërë thirrje policisë që të jenë më vigjilentë me platformën Netflix, në të cilën sipas tij ndodh shkëmbimi i mesazheve mes grupeve kriminale.

Në një postim në Facebook, Kramuço shkruan se taktikat e reja kriminale kanë përfshirë dhe platformën e famshme të filmave, duke bërë që kriminelë nga Ekuadori, Holanda madje edhe Tirana të shkëmbejnë mesazhe publike duke u marrë vesh përmes platformës.

“Policia e Shtetit të hapë sytë. Studimet e reja mbi taktikat kriminale kanë përfshirë edhe Netflix në llogaritë e komunikimit midis grupeve keqbërëse. Logove të një llogarie në Netflix nuk ju shkruhen emrat, por mesazhet e banditëve. Njëri në Ekuador, tjetri në Holandë dhe i fundit në Tiranë janë shumë komod të komunikojnë pa u pikasur fare”, shkroi Karamuço.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lajmi i mirë për filmin e preferuar të Netflix

“La Casa De Papel” do të ketë edhe dy sezone të tjera