Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin është vënë në qendër të kritikave në vend pas publikimit të videos nga një festë e shfrenuar me miqtë e saj.
Deputetë dhe politikanë i kanë kërkuar kryeministres që t’i nënshtrohet testit të drogës. Për këtë ka reaguar vetë Sanna Marin e cila tha se gjatë festës nuk ka konsumuar asgjë të paligjshme.
Në një konferencë për shtyp mëngjesin e sotëm, ajo u shpreh se nuk ka asgjë për të fshehur.
“Kam kërcyer, kam kënduar e festuar dhe kam bërë vetëm gjëra legale! Nuk piva shumë alkool” – tha Marin.
Finland’s Prime Minister @MarinSanna is in the headlines after a video of her partying was leaked today.
She has previously been criticized for attending too many music festivals & spending too much on partying instead of ruling.
The critics say it’s not fitting for a PM. pic.twitter.com/FbOhdTeEGw
— Visegrád 24 (@visegrad24) August 17, 2022
Kryeministrja finlandeze iu drejtua dhe personit që ka publikuar pamjet duke u shprehur se ajo ishte një festë private, dhe se videot nuk duhet të kishin dalë.
“Festa ishte disa javë më parë. Përderisa ishte një festë private, videot nuk duhet të kishin dalë. Më vjen keq që janë publikuar” – tha kryeministrja.
Sipas mediave të huaja, gjatë videos, kryeministrja dhe të pranishmit e tjerë dëgjohen duke bërtitur “flour”. Në gjuhën e përditshme, “flour” do të thotë kokainë.
Duke iu përgjigjur këtyre kritikave, Marin u shpreh se nuk ia ka idenë se pse të pranishmit në festë thanë “flour”, pasi ata nuk kishin asnjë të paligjshme.
Kur u pyet gjatë konferencës për shtyp, ajo u pyet nëse duhet një hetim nga policia, për të cilën u shpreh se nuk është e nevojshme pasi nuk kishte asgjë ilegale.