Kur themi Uinston Çërçill, sakaq na vjen në mendje imazhi i politikanit me kapelë dhe tërbimin e një bulldogu. Njeriu thuajse ka përshtypjen se dëgjon zërin e tij melodik, me kadencë, por pak të zvargur. Magjike, aftësia e tij për ta kthyer vendosmërinë e çeliktë të britanikëve./Konica.al
Veç ky gjigant i politikës, çmimi “Nobel” për letërsinë në vitin 1953, ishte, si të gjithë, edhe një djalë. I lindur në rezidencën e Pallatit Bleheim, Oksford, në vitin 1874, Çërçilli i kaloi vitet e tij të para në Irlandë, ku gjyshi, Duka i shtatë i Marlborough, i dërguar atje si zotëri-toger, kishte kërkuar babain e Uinstonit si sekretar. As ato dhe as vitet që pasuan nuk ishin idilike. I tiranizuar nga një prind despotik, i magjepsur nga oratoria e zhurmshme e gjyshit, i mbajtur në distancë nga një nënë me shumë miq, Uinston e gjeti shpëtimin te një dado e dashur, për të cilën, do ishte mirënjohës për jetën. Më keq i kishte marrëdhëniet me shkollën, kohë kur përdorimi i kamxhikut ishte pothuajse normë. Ai shpesh mblidhte minimumin e mjaftueshëm në lëndët klasike (që më pas, do t’i siguronte material të pafund, për fjalimet e tij) dhe ra në dashuri me gjithçka që ishte histori, gjeografi, por mbi të gjitha shkencë e luftës.
I riu Uinston e imagjinoi shpejt veten, si një oficer brilant, i cili, më pas mund të përdorte medaljet e shpërndara në gjoks, si një pasim për botën. Nuk ishin fantazi. Pasi i kaloi provimet e pranimit në akademinë ushtarake me disa vështirësi, Çërçill, i regjistruar në regjimentin e 4-ët Husar, pati pjesën e tij të mirë të luftës e aventurave: nga revolta kubane, te luftrat anglo-boere. Ndërkohë, ai filloi të zbulojë talentin si shkrimtar, gazetar e gjithashtu… shkrimtar romanesh . Ose më mirë, i një romani: “Savrola”. Çërçilli filloi ta shkruante ndërsa ishte në Bangalore, me regjimentin e husarëve, shpesh të përfshirë në ato ndeshje polo që shfaqen edhe në roman. Ndërsa vazhdonte të punonte në të, ai u dërgua si korrespondent lufte në pika të ndryshme të nxehta, ku pa edhe plumbat e tmerrshëm dum-dum që shpërndaheshin në terren, që përmenden, në mënyrë shumë më pak gazmore, në novelë.
Libri u botua për herë të parë, në revistën “Macmillan’s Magazine”, në vitin 1899. Edhe pse një vepër therëse, ai zbulon një pjesë të madhe të Çërçillit të atyre viteve, por edhe të Çërçillit që do të bëhej më pas. Në thelb është një trillim politik. Ngjarja është vendosur në Laurania inekzistente, një republikë me pamje nga Mesdheu, në një kontekst që duket se e vendos atë në skaj të Evropës. Nëse gjeografia është e pasigurt, viti i ngjarjeve është i saktë, 1888 kur, pesë vjet pas një lufte të tmerrshme civile, një president sundon vendin me një grusht të hekurt dhe me ndihmën e ushtrisë. Ai nuk do zgjedhje të lira, nuk e ka problem të qëllojë mbi turmën që i kundërshtn. Në opozitën e presidentit Molara ka shpirtra të ndryshëm, mes të cilëve shkëlqen Savrola, nga merr edhe titullin libri. Ai mishëron idealin e liberalit në ekuilibrin midis kushtetutës, dashurisë për njerëzit dhe realizmit pothuajse cinik që donte të ishte Çërçilli i ri./Konica.al/ Savrola dëshiron të shmangë dhunën në rrugë sa më gjatë që të jetë e mundur dhe beson në zgjedhje. Ai mund të shkojë nga takimet konspirative në sallën kryesore. Ai gjithashtu arrin të bëjë që gruaja e presidentit të dashurohet me të. Megjithatë, ai nuk do të jetë në gjendje të parandalojë që revolucioni të degjenerojë në një gjakderdhje, si për shkak të kokëfortësisë së Molarës dhe të gjithë atyre që thjesht duan të shfrytëzojnë zemërimin popullor për të marrë pushtetin. Aq sa do t’i duhet të largohet, për t’u kthyer vite më vonë.
Është thënë disa herë, se evropianët shkuan në konfliktin botëror si somnambul. Çërçilli, me sa duket, jo. Ai e kishte në mendje tashmë edhe në një roman rinor, rreziqet e tiranisë dhe dhunës që do të ndeshej. Mëkatoi vetëm në optimizëm, për sa i përket masës së masakrës. Mijëra vdekjet në Laurania, duken si lojë në krahasim me atë që ndodhi më pas. Megjithatë, shumë nga temat e romanit mbeten të vlefshme edhe sot. Edhe në momentet më të paimagjinueshme, si një dialog galant, shkrimtari bën të duken kuptimplote të gjitha referencat e tij për politikën. Ato variojnë nga Republika e Platonit, tek autorët e shekullit të nëntëmbëdhjetë, te darvinizmi i aplikuar për mbijetesën e shteteve (por, pa hequr dorë nga aspirata demokratike). Në fund, në sytë e një djali veshur si husar, që ëndërronte të ishte Savrola, shohim pasqyrimin e njeriut që do të vijë. Një bulldog i vjetër, i aftë për të ndaluar Hitlerin. Ndoshta, jo aq bukur sa Savrola luftarak, por me të njëjtin zell./Konica.al