MENU
klinika

“Sunny Hill Festival” përfundoi

Kur do të performojë Dua Lipa në Shqipëri

29.08.2022 - 11:31

“Sunny Hill Festival” përfundoi edhe në Tiranë! Shumë artistë të njohur shqiptarë por edhe të huaj u ngjitën në skenën e madhe dhe elektrizuan vendin.

Mirëpo, Dua Lipa nuk performoi.

Por një lajm mjaft i rëndësishëm është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili bën me dije se Lipa do performojë në Tiranë në nëntor.

“Mirëmëngjesi dhe me superenergjinë e ‘Sunny Hill’ e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook krahas videos që ka publikuar.

Revista “Elle” publikoi një shkrim të gjatë më herët për Dua Lipën dhe për organizimin e “Sunny Hill Festival” në Kosovë.

Pjesë nga artikulli:

Përpjekjet e Dua Lipës në përgjithësi u njohën nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kur ajo i dha Lipës titullin Ambasadore Nderi në fillim të këtij muaji. Osmani falënderoi Lipën që “përdor zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo ​​vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për të paraqitur imazhin më të mirë të Kosovës në mbarë botën”.

Në një konferencë për media disa orë para performancës së saj në Sunny Hill, Lipa foli për dëshirat e saj për të rinjtë kosovarë. “Dua të dërgoj dashuri për të gjithë rininë e Kosovës dhe dua të them se sado e madhe të jetë ëndrra juaj, ju mund të arrini gjithçka që dëshironi, nëse e keni ndarë mendjen. Unë vërtet besoj se … jam këtu për t’ju mbështetur në çfarëdo mënyre.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reperi i njohur italian vjen në Tiranë

“Sunny Hill Festival”/ Zbulohet artisti i parë

"Dua Lipa, artistja që vjen nga trashëgimia e protestës"

Artistja shqiptare pjesë e revistës “Vogue”

Dua Lipa flet për festivalin e famshëm

A do të mbahet “Sunny Hill” në gusht?