MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur mund t’ia filloj fëmijës tim ushqimet e ngurta?

03.08.2022 - 09:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Kur mund t’ia filloj fëmijës tim ushqimet e ngurta?

Mjeku:Mjekët këshillojnë se: qumështi duhet të mbetet një ushqim shumë i rëndësishëm për beben edhe gjatë ushqyerjes me ushqime të ngurta, kjo pasi ai është në gjendje t’i ofrojë atij një sërë vlerash ushqyese. Gjithashtu, momenti i gjidhënies është tepër i rëndësishëm edhe për shkak se e mban atë afër nënës, duke i dhënë organizmit të tij gjithë elementët e nevojshëm mbrojtës në këtë periudhë ndryshimesh.

Si ta kuptojmë kur është momenti i duhur për të filluar ushqimet e ngurta?

Momenti ideal për të filluar ushqimet është muaji i 6-të, por duke qenë se fëmijët janë të ndryshëm, disa pediatër, dhe gjithashtu edhe specialistët e prodhimit të ushqimeve “Plasmon”, theksojnë se në disa raste specifike, mjeku mund të këshillojë që ndërhyrja me ushqime të ngurta të bëhet pas muajit të 4-t, por asnjëherë më parë, dhe jo më pas se muaji i 6-të.

Megjithatë, kjo ndodh në disa raste të veçanta, dhe nuk është një nismë që nëna mund ta bëjë pa këshillën e mjekut pediatër. Zakonisht, këshillohet që ushqimet të fillohen në muajin e 6-të për shkak se stomaku do të jetë më i aftë të tresë ushqime të tjera përveç qumështit.

Disa truke…

Nuk bëhet fjalë për të “mashtruar fëmijën tuaj”, por për disa këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë në momentet e para të përgatitjes së ushqimit.

-Ushqimi duhet të jetë i hollë në fillim dhe me kalimin e kohës duhet të trashet edhe më shumë, në mënyrë që fëmija të mësohet gradualisht me ndryshimin.
– Provoni t’i jepni fëmijës në fillim drithëra (miell orizi) me qumësht, kjo pasi shija e këtij kremi do të jetë më e ngjashme me atë të qumështit që fëmija është mësuar të pijë që nga momenti i lindjes.

Në momentin që ai do të jetë mësuar me kremin e qumështit, i ofroni atij frutat dhe më pas perimet në mënyrë që ta ketë më të lehtë të pranojë shijen e tyre edhe pse ajo do të jetë diçka e re për të. Kur të ndodhë kjo duhet të jeni të sigurta se fëmija ka arritur të pranojë dhe ushqehet me ushqime që kanë trashësinë e duhur.

Frutat, një oaz mirëqenie për fëmijën!

• Avokado. Një frut i mrekullueshëm që mund të prezantohet në fillim të ushqyerjes me ushqime të ngurta (që nga muaji i 4-5).

• Molla. “Një mollë në ditë, një mrekulli për shëndetin”. Fëmija mund ta hajë nga muaji i 4.

• Kajsitë. Janë të pasura me beta karoten (Vitamina A), vitaminë C etj. Mund të konsumohen rreth muajit 8-10.

• Bananet. Janë shumë të pasura me vlera ushqyese dhe mund të konsumohen rreth muajit të 6.

• Boronicat. Janë shumë të pasura me antioksidantë, fibra, Vitaminë A dhe C. Mund të konsumohen rreth muajit të 8.

• Pjepri dhe shalqiri. Është i pasur me vitaminë A, C dhe kalçium. Ka gjithashtu një përmbajtje të mirë të beta karotenit i rëndësishëm për zhvillimin e syve dhe shikimit. Mund të konsumohen rreth muajit të 12.

• Qershitë. Janë shumë të pasura me vitamina. Mund të konsumohen rreth muajit të 24 pasi mund të shkaktojnë alergji dhe diarre tek fëmija.

• Portokalli. Është shumë i pasur me vitaminën C por nuk duhet të konsumohet para vitit të parë të jetës.

• Rrushi. Është i pasur me vitamina dhe kalçium. Fëmija mund ta hajë nga mosha 12-24 muajsh. Idealja do të ishte 24 muajsh.

• Kiwi. Është shumë i pasur me vitaminë C, fibra kalium dhe folate. Fëmija mund ta konsumojë nga muaji 8-10.

• Mango. Është e pasur me vitaminën K dhe mund të konsumohet nga fëmija në muajin 8-10.

• Pjeshkët. Kanë efekt diuretik dhe laksativ. Mund të konsumohen në muajin e 8-10.

• Kumbullat dhe dardhat janë shumë të pasura me fibra. Mund të përdoren që në fillimet e ushqyerjes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga karroca e fëmijës tek rripi i sigurimit…

6 rreziqet për shëndetin e fëmijës tuaj që duhet të dini

Dr. Dritan Subashi, Obstetër-Gjinekolog

A duhet të hiqni dorë nga veganizmi gjatë shtatzënisë?