MENU
klinika

Komedia e keqkuptimeve

Kush ju tha, se duhet të merreni vesh patjetër?!

17.08.2022 - 18:09

         Sa më shumë kalojnë vitet nga ndarja nga jeta e autorit, aq më shumë shohim rëndësinë e autorit Philip Roth në letërsinë e shekujve 20 dhe 21, i cili parashikoi contreculture (kundërkulturën), paralajmëroi neofeminizmin, qesëndiste populizmin amerikan, pa kthimin e marrëzisë së mundshme në pushtet. Gjeniu i konfliktit të brendshëm, për ata që dinë pak ose aspak për Philip Roth (1933-2018) dhe pyesin se nga vjen reputacioni i tij si një “gjigant letrar”, mund të themi se ai la rreth 30 libra, kryesisht romane./Konica.al

Luftoni kundër sipërfaqësisë suaj, pakujdesisë suaj, përpiquni t’iu afroheni njerëzve pa pritshmëri iluzore, pa një ngarkesë të tepruar paragjykimesh, shpresash apo arrogance, në mënyrën më të thjeshtë si një makinë antiplumb, pa topa, mitralozë dhe parzmore çeliku me trashësi pesëmbëdhjetë centimetra; ofrojuni njerëzve anën më të mirë, duke u çapitur në majë të gishtave në vend që të trandni tokën me gjurmët, përballojeni atë me pikëpamje largpamëse, si të barabartë, njeriu me njeriun, siç thoshin dikur… e gjithsesi, asnjëherë mos u përpiq ta keqkuptosh.

Gjithashtu, duhet të keni mendje të hekurt. E keqkupton para se ta takosh, ndërkohë që parashikon momentin që do ta takosh; ju e keqkuptoni atë ndërsa jeni me të; dhe më pas shkoni në shtëpi, flisni me dikë tjetër për takimin dhe zbuloni edhe një herë, se e keni keqinterpretuar. Meqenëse e njëjta gjë ndodh zakonisht edhe me bashkëbiseduesit tuaj, e gjithë kjo është në të vërtetë një iluzion kolosal i pathemeltë, një komedi mahnitëse keqkuptimesh./Konica.al

E megjithatë, si duhet t’ia bëjmë me këtë histori, këtë histori shumë të rëndësishme, historinë e të tjerëve, që rezulton e zhveshur nga kuptimi që mendojmë se duhet të ketë dhe që përkundrazi merr një kuptim grotesk, aq keq jemi të pajisur me paaftësinë për të dalluar punën intime dhe qëllimet e padukshme të të tjerëve? Ata, të gjithë, duhet të largohen, të mbyllin derën pas vetes dhe të jetojnë të izoluar si shkrimtarët e vetmuar, në një qeli të papërshkueshme nga zëri, duke krijuar personazhet e tyre me fjalë dhe, më pas, duke sugjeruar që këta personazhe fjalësh janë më afër realitetit të njerëzve të vërtetë, sesa ne çdo ditë gjymtojmë me injorancën tonë? Fakti mbetet se, në çdo rast, të kuptosh mirëkuptohesh, nuk është të jetosh.

Të jetosh do të thotë ta kuptosh jo mirë tjetrin, ta keqkuptosh, përsëri ta keqkuptosh e ta keqkuptosh dhe pastaj, pas rishqyrtimit të kujdesshëm edhe keq. Ja si e dimë, se jemi gjallë: duke gabuar. Ndoshta, gjëja më e mirë do të ishte të harroni se keni të drejtë ose gaboheni për njerëzit dhe thjesht, të shijoni udhëtimin. Por, nëse mundeni… Epo, nëse jeni me fat.

Pavarësisht nëse evokojnë borgjezinë hebreje, politikën, plakjen, apo peshën e historisë, veprat e Philip Rothit thuajse, gjithmonë janë luhatur midis autobiografisë dhe trillimit./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vështirësitë dhe avantazhet

Të rinjtë e botës në 7 grafiqe

"Pallati i ëndrrave"...

Kadare, Kundera dhe një NOBEL?!


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit