MENU
klinika

Tani kthehet në vendlindje

Luajti 5 vjet në Kinë, fitoi mbi 100 mln euro

03.08.2022 - 11:58

Braziliani Oscar, sipas Daily Star, është gati të largohet nga Shanghai SIPG, në Kinë, pas pesë sezonesh e gjysmë për t’u transferuar në Brazil, te Flamengo.

Sipas së përditshmes britanike, ish-ylli i Chelsea-t ka fituar aq shumë gjatë periudhës së kaluar në Azi, sa mund t’i lejojë vetes që të blejë Allianz Stadium, stadiumi në pronësi të Juventus-it, xhevahir teknologjik italian.

Oscar u largua nga Stamford Bridge në 2017-ën, pasi minutat e tij në Premier League u pakësuan pasi në stolin e londinezëve u ul Antonio Conte.

Te Shanghai SIPG, braziliani ka arritur të sigurojë një marrëveshje prej 400 mijë sterlinash në javë. Daily Mail ka llogaritur se Oscar, mes rrogës dhe sponsorizimeve, ka fituar më shumë se 100 milionë euro, shifër që mund të mjaftojë për të blerë Allianz Stadium.

Oscar ka shkuar te Chelsea në 2012-ën nga Sao Paulo. Në ato vite të para karriera e tij ishte në ngritje, veçanërisht pas një goli të jashtëzakonshëm kundër Juventus-it në Champions.

Me Conte-n, siç u tha, hapësira e tij në formacionin titullar ka ardhur duke u zvogëluar dhe e ka shtyrë të largohet nga Europa dhe të ndjekë milionat kinezë.

Megjithatë, nga ajo kohë është mbuluar nga kritikat nga ana e tifozëve europianë, dhe ndër të tjera nuk është grumbulluar më me kombëtaren e Brazilit.