MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më fryhen këmbët dhe ndiej shpim, ç’të bëj?

29.08.2022 - 08:53

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje. Jam një zonjë rreth të 50-ve. Kohët e fundit ndiej se më fryhen këmbët, kam një ndjesi shpimi, i ndjej këmbët të rënduara. Më kanë thënë që kjo mund të jetë shenjë e variçeve. Jam pak e shqetësuar se jam edhe mbi peshë. Ju lutem a mund të pyes një mjek se a janë këto shenja të shfaqjes së variçeve, dhe a është e vërtetë që personat që janë mbi normat e peshës trupore, janë më të prirur për të bërë variçe? Faleminderit se jam e shqetësuar. Doja një informacion të përgjithshëm pasi do ti drejtohem edhe mjekut.

Mjeku: Përshëndetje! Si fillim mund të them se më vjen mirë që lexoj se zonja është e bindur që duhet të shkojë te mjeku për të kryer një vizitë. Vetëm atje mund të vihet diagnoza e saktë. Pasi janë edhe shumë pyetje të tjera që duhen bërë rreth shqetësimeve shëndetësore që ka filluar të shfaqë.

Duke iu rikthyer pyetjes së saj mund të them se fryerja e këmbëve, ndjesia e shpimit apo këmbët e rënduara(siç I përshkuan ajo) janë disa nga shenjat e shfaqjes së variçeve. Ndërkohë, njerëzit mbi normën e peshës trupore janë më të prirur për të bërë vena varikoze për arsye të mbipeshës trupore si dhe të rritjes së presionit të gjakut brenda venave.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arritje në neurokirurgji

Ndihma për paraplegjikët