MENU
klinika

“Brenda natës shpik investitorë strategjik”

Meta akuza Ramës: I fal pronat sikur i ka të nënës dhe babait!

10.08.2022 - 19:21

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për faljen e pronave tek oligarkët përmes ligjit për investimet strategjike.

Në një takim me strukturat e partisë në Tiranë, Meta tha se qeveria brenda natës shpik investitorët strategjik duke zaptuar zonat bregdetare.

Meta thotë se Rama i fal pronat publike sikur janë pronat e prindërve të tij.

“Ua thashë këto jo se nuk i dini, por këto nuk janë retorikë, nuk janë dashakeqësi por statistika zyrtare. Të dhëna shkencore krahasuese për të treguar gjendjen e rëndë në kryeqytet. Kur jemi në gjendje të rëndë në Tiranë, dihet se ku jemi në të gjithë Shqipërinë. Dje takova disa qytetarë të Kavajës, më tmerruan me çfarë më thanë.

Kavaja që është pjesë e qarkut të Tiranës, një nga qytetet më të mëdha të vendit, më me histori dhe tradita e kontribute, sot falë këtij sekti të papërgjegjshëm dhe mospërfillës e torturues, rrezikon të kthehet në një katund të madh. Pa gjykata, pa prokurori. QË të vijnë nga Kavaja në Tiranë, që të vijnë këtu në mes të trafikut të marrin certifikata administrative. Pse bëhet kjo? E kishin të qartë kavajasit, sepse duan ta lodhin dhe ta zbrazin Kavajën me investitorët strategjikë që i marrin.

Ata hajdutë. Njerëz që kanë punuar gjithë jetës në Shqipëri, i lodh, i mundon dhe i detyuron të ikin. Brenda natës, shpik investitorë strategjik dhe i jep pronat e ushtrisë. Ua fal se i ka të prindërve ky, u jep koncensioneve. A e patë, në vend që kompania mëmë nga Holanda të investojë angazhimet që ka në Shqipëri për gjoja incenertorët, marrin lekët tuaja dhe i çojnë në Holandë. Mirë lekët që nuk na vijnë këtu, por këto” – tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ndezim motorët dhe bashkojmë energjitë”

Partia e Lirisë mbledh strukturat për Tiranën