MENU
klinika

"Mandatin e dytë, si president?.."

Meta: Do të jem në politikë edhe 25 vite të tjera

22.08.2022 - 13:48

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi gjatë një konference për media këtë të hënë se në muajin shtator do të padisë në gjykatë Autoritetin e Dosjeve për falsifikimet e bëra me qëllim përfshirjen e emrit të tij si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Meta theksoi se këto janë metoda të kryeministrit Rama për të nxjerrë nga skena politike politikanë të cilët nuk i blen dot.

Por në rastin e tij, ai theksoi me bindje se do të jetë në politikë edhe për 25-vitet e ardhshme, duke sjellë në vëmendjen rastin e Presidentit Italian i cili mandatin e dytë e filloi në moshën 80-vjeçare.

“Së pari dua t’iu siguroj që as ka patur as ka as nuk mund të ketë një dosje për Rexhep Ilir Metaj. E dinë shumë mirë ata historinë. E di shumë mirë unë historinë dhe e di vetë i zoti i punës që është ndjekur për tentativë arratisje nga Sigurimi i Shtetit. Për fat të mirë në atë dosje janë dhe letrat autentike që tregojnë dhe bashkëpunëtorin dhe bisedat e bëra atë. Edhe autoriteti i dosje ka bërë shkelje në interes të Edi Ramës, i cili mednion mendon të përballojë këtë cunam të opozitës, me metoda të ish-sigurimit të Shtetit kërkojë të eliminojë figurat politike që nuk i blen dot në interes të qarqeve antishqiptare.

Falsifikimet janë flagrante dhe shkatërrimtare për të gjithë ata persona që me urdhër të Edi Ramës janë përfshirë në një ngjarje të tillë. Imagjinoni kur kjo ndodh me ish-kreun e shtetit, kur kjo ndodh me një luftëtarë të së vërtetës, i vetëm përballë të gjithëve, mendoni se çfarë u bëjnë këta njerëzve të tjerë. Mendoni ç’bëjnë këtëa me hipotekat me e-Albanian, se e dini shumë mirë si funksionon.

Regjimi i patronazhistëve ta gëzojë autogolin, unë mezi pres 1 shtatorin dhe 2 shtatorin. Unë në raportet me drejtësinë veproj si një shtetar që e di se shteti nuk ka filluar sot dhe nuk do mbarojë nesër. Këtu kemi tarallak që hedhin firmat “fët e fët”. Ilir Meta është këtu dhe do të jetë këtu gjatë 25 vitëve të tjera, jo se nuk ka njerëz të tjerë Shqipëria, por se çdo njeri bën planet e veta, është demokratike. Ilir Meta, Ju e dini Presidenti i Italisë mandatin e dytë si president në moshën 80-vjeç e ka filluar, Ilir Meta është këtu se në çdo firmë që ka hedhur është shumë i ndërgjegjshëm, në çdo lloj detyre dhe në çdo lloj funksioni.

Flagranca e tyre tregon degradimin e këtij shteti gangster antillogaridhënie, i cili me një të shtyrë do të bie në një humnerë të thellë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN