MENU
klinika

“Durrësi është një viktimë vjedhjeve”

Meta: Pse një pjatë peshk këtu kushton më shtrenjtë se sa në Kosovë?

11.08.2022 - 19:13

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur disa prej shqetësimeve q ë ka qyteti i Durrësit. Në një takim me strukturat e partisë në qytetin bregdetar, Meta u shpreh se Durrësi është viktimë e vjedhjeve përmes investimeve.

Duke u ndalur në një çështje shumë të prekshme, siç është turizmi, Meta ngre pyetjen se pse një pjatë peshk në Durrës kushton më shtrenjtë se sa në Kosovë.

Sipas tij, kjo vjen për shkak se edhe në fushën e peshkimit, një grusht individësh të lidhur me kryeministrin Edi Rama i ndryshojnë ligjet sipas interesit të tyre.

“Durrësi është një qytet dhe rajon me probleme serioze nga pikëpamja sizmiologjike. NJë pjesë e ndërtesave që u shkatërruan që patën dhe viktimave erdhën si rezultat i korrupsionit. Kjo ka krijuar një pasiguri për të ardhmen dhe bëri që shumë familje të largoheshin nga Durrësi. Shkatërrimi i arkeologjisë, vlerave më të mira historike, kulturore është një dëm i jashtëzakonshëm dhe ka ardhur për shkak të korrupsionit dhe një politike të mirëstudiuar për të zhbërë gjithçka që na jep identitetin tonë si shqiptarë.

Është një politikë e tërë kjo. E keni vënë re se çfarë ndodhi në Tiranë me teatrin, shikoni se çfarë ndodh me Butrintin. Është një politikë e qëllimshme. Ndaj jam i sigurt se ky revolucion antikorrupsion që nuk do të ndalet, do të ketë një sukses të padiskutueshëm falë jo vetëm vendosmërisë tonë për të denoncuar me forcë këtë mafie që ka kapur shtetin prej fyti, por nuk do të ndalet edhe për shkak të përfshirjes së qytetarëve që kupton se korrupsioni po shkatërron vendin tonë.

Në këtë drejtim, unë ju ftoj të gjithëve ju këtu, të rrisim forcën reaguese shqiptare. Të rrisim kapacitetet investiguese, që duan funksionimin e shtetit ligjor. T’u japim besim dhe forcë të gjithëve që të denoncojnë çdo padrejtësi, falsifikim kudo që ndodh. Edhe me një vesë të lehtë përmbytet. Jeni dëshmitar se çfarë ndodh, edhe pse janë bërë gjoja investime. Janë bërë investime për të vjedhur dhe jo për të zgjidhur problemet. Durrësi është një viktimë e madhe e këtij abuzimi.

Me këtë potencial të jashtëzakonshëm që ka, me këto resurse si rrallë ndonjë qytet tjetër, është në këtë situatë që është. Pse kushton më shumë një pjatë peshk në Durrës se sa në Kosovë. Sepse kudo, edhe në fushën e peshkimit janë interesat e mbyllura të individëve të caktuar të lidhur me qeverinë dhe personalisht me Edi Ramën të cilët i ndryshojnë ligjet sipas dëshirës së tyre. Bëjnë ndryshime në ligj për të hequr licensat e të tjerëve” – tha Ilir Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Brenda natës shpik investitorë strategjik”

Meta akuza Ramës: I fal pronat sikur i ka të nënës dhe babait!