MENU
klinika

Serie A, Java 4

Milan ndalet sërish në transfertë

30.08.2022 - 20:29

Milan fiton në shtëpi, por ngec në transfertë, shumë ndryshe nga viti i kaluar, ku në ndeshjet e jashtë ishin pika më e fortë. Pas 1-1 në Bergamo me Atalantën, Milan nuk shkon më shumë se 0-0  edhe në transfertën me Sassuolo.

Ekipi i Stefano Piolit nuk bindi me lojë në këtë takim, ndërsa Maignan ishte heroi i kuqezinjve pasi priti një 11- metërsh në minutën e 23. Nuk ka shumë hapësira për Milanin që në fillimin e takimit me kuqezinjtë që provojnë kryesisht me goditje nga distanca.

Rafael Leao krijon rrezikun e parë të vështirë pasi lëshon një predhë në drejtim të portës, por topi nuk gjen kuadratin. Në minutën e 23 Sassuolo ka shansin e artë të kalojë në avantazh pasi Florenzi shkakton një faull në zonë dhe detyron gjyqtarin e takimit të akordojë një 11-metërsh.

Nga pika e bardhë e penalltisë provon Berardi, por sulmuesi italian nuk mposht dot portierin Maignan. Milani provon të gjejë hapësira, por mbrojtja e Sassuolos është mbyllur mirë.

Pioli hedh në fushë edhe forca të freskëta për të ndryshuar rrjedhën e takimit, por Milani i tij duket pa shumë ide dhe nuk arrin dot të krijoj rrezik te porta e Sassuolos. Në minutat e fundit megjithatë, Leao ka një tjetër shans për të prishur ekuilibrat e takimit, por goditja e tij shkon lehtë në duart e Consiglit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Italiani rekord pas rekordi

Ancelotti lë pas edhe Mourinhon te Real