Nuk ka fitues në “Artemio Franchi”, pasi është mbyllur në barazim pa gola 0-0 përballja mes Fiorentinës dhe Napolit. Vendasit luajnë më mirë në pjesën e parë dhe krijojnë disa raste shënimi me Bonaventura dhe Sottil, ndërsa Napolit I anulohet një gol i Osinhem nga VAR.
Skuadra e Spallettit luan më mirë në pjesën e dytë dhe I afrohet golit me Lozano. Ndërsa Barak ka një mundësi të mirë për Fiorentinën. Mbyllet 0-0 ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes. Napoli bashkohet me skuadrat e kreut në kuotën e 7 pikëve.
Lecce ka barazuar 1-1 në shtëpi përballë Empolit. Gjithçka vendoset në pjesën e parë. Miqtë kalojnë të parët në avantazh me Parisin, por Strefezza barazon për puliezët pak minuta më vonë.