MENU
klinika

Serie A, Java 3

Abraham shmang humbjen, Juve ngec me Romën

27.08.2022 - 20:31

Super ndeshja e ditës së sotme në Serie A, përballja mes Juventusit dhe Romës, ka dhuruar spektakël dhe gola, por jo fitues. Përfundon 1-1 në Torino një ndeshje plot emocione, që në fund të 90 minutave nuk ka kënaqur as Allegrin dhe as Mourinhon.

Bardhezinjtë zhbllokojnë sfidën me Vlahovic pas vetëm 76 sekondash. Sulmuesi serb shënon një gol të bukur nga goditja e dënimit. Juve luan më mirë dhe Locatelli shënon edhe golin e dytë në minutën e 25-të, por ndërhyn VAR dhe goli anulohet për një prekje të topit me dorë nga Vlahovic. Mbyllet me avantazhin minimal të bardhezinjve pjesa e parë.

Roma reagon në pjesën e dytë dhe arrin të gjejë golin me Abraham, që shënon pas një pasimi të bukur të Dybala. Ndonëse të dyja skuadrat mundohen që të gjejnë golin e fitores, rezultati i supersfidës nuk ndryshon deri në fund. Në ndeshjen tjetër të ditës në Serie A, Torino ka fituar në transfertë 2-1 përballë Cremoneses.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN