MENU
klinika

Shtohet fondi për shpronësimin e pronarëve

Ndërtimi i “Rrugës së Arbrit”, qeveria merr vendimin!

25.08.2022 - 16:49

Teksa vijojnë projektet për përfundimin e akseve Qukës-Qafë Plloç dhe Rrugën e Arbrit, qeveria ka rritur fondin për shpronësimin e pronarëve të tokave që preken nga këto ndërtime.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria vendosi të shtojë fondin nga 15.662.447 lekë në 16.096.175 lekë të reja për shpronësimin e pronarëve.

Sipas vendimit të botuar në “Fletoren Zyrtare”, thuhet se shumën prej 433.728 lekësh shtesë, do e mbulojë Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Vendimi për projektin e aksit Qukës-Qafë Plloç:

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.657, DATË 8.10.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR QUKËS – POGRADEC – QAFË–PLLOÇË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.657, datë 8.10.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Në pikat 3 dhe 4, vlera “… 15 662 447 (pesëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e katërqind e dyzet e shtatë) lekë …” zëvendësohet me vlerën “16 096 175 (gjashtëmbëdhjetë milionë e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë …”.
Pas pikës 4 shtohet pika 4.1, me këtë përmbajtje:
“4.1. Vlera shtesë e shpronësimit prej 433 728 ( katërqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqind e njëzet e tetë) lekësh përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.”.

Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Ndërkohë për projektin e “Rrugës së Arbrit”, qeveria e shtoi fondin për shpronësimet nga 1.768.919 lekë të reja, në 6.244.373 lekë.

Vendimi për shtesën në “Rrugën e Arbrit”:

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.794, DATË 11.12.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR, “RRUGA E ARBRIT””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.794, datë 11.12.2019, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Në pikat 3 dhe 4, vlera “… 1 768 919 (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë) lekësh zëvendësohet me vlerën “… 6 244 373 (gjashtë milionë e dyqind e dyzet e katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë …”.
Pas pikës 4 shtohet pika 4.1, me këtë përmbajtje:
“4.1. Vlera shtesë e shpronësimit prej 4 475 454 (katër milionë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e katërqind e pesëdhjetë e katër) lekësh përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.”.

Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fatura 2 mld euro e koncesioneve

A rrezikojmë rritje taksash?