MENU
klinika

"Praktika përmes primarëve..."

Në zgjedhjet e ardhshme me një kandidat të përbashkët? Flet Berisha

26.08.2022 - 13:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse të gjithë si demokratë do të dalin me një kandidat të vetëm në zgjedhjet e ardhshme.

Ai tha se praktika është e përcaktuar, ku gjithçka do të bëhet përmes primareve.

Do të tentoni që në zgjedhjet e ardhme të dilni me një kandidat si PD?
Ne kemi të përcaktuar praktikën demokratike të primareve, e cila është pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri, akti i dytë më madhor për demokracinë shqiptare. Sicili do anëtar, simpatizant, drejtues që dëshiron t’iu nënshtrohet primareve, është i mirëpritur. Ka vetëm një kërkesë, të plotësojë ato kushte që janë për të gjithë të barabarta.

Duket si garë të paracaktuar?!

Nuk e them këtë. Ai do të ketë të gjitha kushtet e barabarta, pavarësisht pozicionit. Nuk besoj se është pengesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Domosdoshmëri përmbysja e regjimit”

Berisha ‘hap’ arkivat: Ja gabimi historik i PD-së