MENU
klinika

Dëshmitë rrëqethëse

Nëna e 6-vjeçares shqiptare të mbytur në Greqi shpërthen në lot

25.08.2022 - 10:53

Mbytja e 6-vjeçares shqiptare, Amelia, në Greqi, ka tronditur opinionin publik, ndërsa gishti është ngritur drejt babait të saj për shkaktimin e kësaj tragjedi.

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja tronditëse për rastin. Babai e kishte marrë të volën nga ish-bashkëshortja e tij, dhe ishin futur në det me rroba, për t’u ngjitur më pas në një varkë ku vogëlushja rrinte shpesh dhe vizatonte.

Babai ka deklaruar se vajzës i kishte veshur jelekun e shpëtimit, por në momentin që ka tentuar që ta ngjisë në varkë, ajo ka rrëshqitur nga jeleku dhe ka rënë në ujë.

“Hëngrëm në një restorant, dhe vajza ime pa varkën dhe më kërkoi që të shkojmë tek varka që të vizatonte. U futëm në det, dhe kur tentova ta ngre sipër varkës, më rrëshqiti nga duart dhe ra në ujë. Nuk dinte not. Unë nuk u zhyta për ta shpëtuar sepse jam me astmë”, ka deklaruar ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë dëshmitë thotë se babai i saj pas ngjarjes, ka dal nga deti, ka shkuar në shtëpi dhe ka karikuar telefonin pasi sipas tij nuk kishte bateri. Por edhe pse ka dëshmuar se ka dashur të ndezë telefonin që të njoftojë ambulancën, diçka të tillë ai nuk e bëri kurrë.

E mitura është pikasur nga një peshkatar, i cili e ka gjetur atë nën varkë, pa shenja jete.

Nëna e vogëlushes e ka mësuar lajmin nga një fqinje e saj, ndërsa thotë se ish-bashkëshorti nuk e ka njoftuar për tragjedinë.

Një dëshmitare që ndodhej në momentet e rënda të marrjes së lajmit nga nëna, thotë se ajo ishte në gjendje shoku, nuk mundej as të ecte dhe thoshte vetëm disa fjalë: Vajza ime! Pse ia bërë vajzës time këtë?! Pse nuk ka bëre mua?!

Babai 42-vjeçar u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes, ndërsa tashmë është lënë i lirë, me kusht që të paraqitet në komisariat për muajt në vijim.

Ai akuzohet për ekspozimin e jetës së të miturës në rrezik, por jo për vrasje, ndërsa hetimet pritet të vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarës.

Pikëpyetjet që ngrihen për këtë rast janë të shumta… Përse fëmija u fut në det me rroba, madje edhe me sandalet? Përse rrobat e babai të saj ishin të thata? Përse nuk kërkoi ndihmë, por doli nga deti, shkoi të karikonte telefonin dhe më pas njoftoi?!

Peshkatari që gjeti fëmijën deklaroi se e gjeti të voglën të nxirë në fytyrë nën varkë, duke ngritur dyshime se ajo kishte një kohë të gjatë nën ujë./BalkanWeb