Një ditë më parë, Luiza Gega mori titullin “Qytetare Nderi” nga Bulqiza. Kampionia e Evropës u nderuar me një ceremoni të posacme, ndërsa sot atletja ka falenderuar të gjithë aktorët…
“Qytetare Nderi” në vendin tim të lindjes, Bulqizë. Sa e lumtur për këtë vlerësim dhe për këtë pritje madhështore nga vendi im i vogël por me zemër dhe vlera të mëdha.
Faleminderit shumë Kryetarit të Bashkisë, Lefter Alla, bashkë me bashkëshorten e tij për vlerësimin. Faleminderit Këshillit Bashkiak të Bulqizës që mori vendimin të më vlerësonte me titullin ‘Qytetare Nderi’, si dhe trajnerin tim me titullin ‘Mirënjohje e Qytetit’.
Faleminderit të gjithë të pranishmëve, figurave të ndryshme të qytetit, qarkut, të gjithë qytetarëve të Bulqizës që kishin ardhur për të qenë të pranishëm në këtë ditë kaq emocionuese për mua. Një nga ditët më të bukura që kam kaluar. Faleminderit!”