MENU
klinika

Atletja shqiptare

Luiza Gega: Kurrë nuk mund ta imagjinoja…

27.08.2022 - 21:01

Ende nuk është shuar jehona e suksesit të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione Evrope në 3 mijë metra me pengesa, duke regjistruar edhe rekord kontinental.

Atletja shqiptare vijon të marrë përgëzime nga mbarë bota ku ka shqiptarë. Sportistja kuqezi, nëpërmjet një postimi në rrjet sociale ka falënderuar të gjithë:

“Kurrë nuk mund ta imagjinoja që ky moment do të më sillte kaq shumë dashuri nga të gjithë ju që më uroni pa pushim. Nuk kam fjalë ta shpreh se sa mirënjohje kam për të gjithë ju. FALEMINDERIT!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Në shtator, ligji për gradat”

Rama pret Markun: Kampionët nuk do t’i braktisim!