MENU
klinika

Paralajmërimi i multimilarderit indian

Një projekt 25 miliardë dollarësh për rrjetin 5G

30.08.2022 - 09:18

Multimiliarderi indian, Mukesh Ambani, ka bërë të ditur një plan prej 25 miliardë dollarësh për të nisur shërbimet e internetit celular 5G në vend brenda dy muajve.

Ambani, i cili drejton grupin e telekomunikacionit “Reliance Industries” në shitje me pakicë, thotë se rrjeti me shpejtësi të lartë do të prezantohet së pari në qytetet e mëdha, duke përfshirë Nju Delhin dhe Mumbain, raportoi BBC-ja të martën.

Ai tha se projekti do të zgjerohet më pas në pjesën tjetër të Indisë deri në dhjetor të vitit 2023.

Duke folur të hënën në mbledhjen e përgjithshme vjetore të Reliance, Ambani tha se sapo rrjeti 5G të jetë plotësisht funksional, ai do të ishte më i madhi në botë.

Shërbimi do të ofrohet përmes filialit të Reliance, Jio, i cili është operatori më i madh celular në Indi.

Ambani tha gjithashtu se “Reliance” po punon me gjigantin e teknologjisë amerikane Google për të zhvilluar një smartphone “të përballueshëm” për 5G, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi çmimin e tij ose datën e planifikuar të nisjes.

Telefonat inteligjentë më të lirë për 5G në Indi, aktualisht kushtojnë rreth 150 dollarë.

Njoftimet erdhën ndërsa beteja për dominim në të ardhmen digjitale të Indisë po nxehet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendasit largohen, vijnë të punojnë të huajt

“Shqipëria po shndërrohet në shtëpinë e emigrantëve”

Stoltenberg tregon përpjekjet e aleancës

“NATO përgatitet t’u përgjigjet sfidave të reja”