E ardhmja e Mick Schumacher është ende në dilemë, pasi piloti i ri gjerman nuk ka rinovuar kontratën me Haas. Skuadra amerikane ka “ngrirë” për momentin bisedimet me Mick, që pret një përgjigje edhe nga Alfa Romeo dhe Alpine.
Kjo situatë ka acaruar disi drejtuesit e Haas, që kanë reaguar për gjithçka po ndodh. Gunther Steiner, drejtorti sportiv i Haas, jep një mesazh të qartë:
“Nuk do presim të na tregojë Ferrari se çfarë do të bëjmë. Gjithnjë pilotin e kemi vendosur pas pushimeve verore, kështu do të bëjmë edhe këtë vit”.
“Mick është një pilot që vjen nga Akademia Ferrari, por nëse dëshiron të largohet, ai i ka dyert e hapura për të ikur. Nuk mbajmë me zor askënd. Ne kemi një marrëveshje me Ferrari-n, por nuk e di se çfarë marrëveshje ka Mick me ata. Me pilotin do të flasim kur të jetë koha”, tha Steiner.