Ngjarja e rëndë qē ka ndodhur ditën e sotme në Himarë, ku një 7-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u godit nga skafi i një oficeri të policisë, sigurisht është komentuar masivisht në media dhe rrjetet sociale, me njerëzit që shprehin emocionet e forta që kanë ndjerë për lajmin, por edhe kërkesën e llogarisë ndaj institucioneve dhe thirrjet për dënimin e merituar.
Reagime ka pasur edhe nga personazhet e njohur të medias, showbiz-it e jo vetëm, të cilët njejtë sikur të tjerët shprehin tronditjen për vdekjen e parakohshme të vajzës së vogël.
Emrat e njohur të ekranit po ashtu i drejtohen institucioneve, Policisë e përgjegjësve për sigurinë në plazhe, teksa po ashtu flasim edhe për realitetin e “të fortëve në Shqipëri”.
Arbana Osmani ka reaguar për ngjarjen me frazën: “Shqipëria që nuk dua”.
Einxhel Shkira mendon që asnjë fjalë nuk është mjaftueshëm për të shprehur ngushëllime ndaj familes që humbi vajzën, teksa drejton gishtin ndaj përgjegjësve.
Po ashtu edhe Klea Huta ka reagur, duke përfshirë edhe ndjenjat e saj si nënë në lidhje me ngjarjen, me një thirrje edhe ndaj Ministrisë së turizmit.
Kanë reaguar edhe moderatori Alban Musa e këngëtarja Orgesa Zaimi, padyshim me fjalë të forta e të ndjera.
Edhe Olsa Muhameti, autorja e “Përputhen” e “Kepi i Tundimeve” ka thënë të sajën:
Ndërsa shkrimin më emocionues e njëkohësisht që të bën të reflektosh më së shumti e ka bërë, Blendi Fevziu, përfshirë edhe një “reality check” të dhimbshëm për atë që ndodh në plazhet tona.