MENU
klinika

Si ndodhi ngjarja e rëndë

U godit nga skafi, ndërron jetë fëmija në Himarë

02.08.2022 - 14:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Himarë, ku sipas informacioneve të para mësohet se një kaf ka goditur një fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Potamit, ndërsa dyshohet se fëmija ka humbur jetën.

Mësohet se i mituri, rreth 5 vjeç mori plagë të rënda dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, e ka goditur 5-vjeçarin teksa ka qenë duke notuar në afërsi të bregut.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.