Kryeministri Edi Rama po zhvillon një dëgjesë publike të kërkuar nga federatat sportive për problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre. Rikthimi i basteve sportive në vend është i pandalshëm online. Këtë e pranoi edhe vetë kryeministri Edi Rama i cili theksoi se ka reflektuar sa i përket faktit se rikthimi i tyre ndihmon në buxhetin e shtetit si rrjedhojë në investimin në sport si dhe nuk ua lejon këtë “treg” në të zezë kriminelëve.
Lidhur me këto diskutime një koment ka pasur edhe gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili ka shpërndarë një deklaratë të tijën të një ditë më parë në studion e lajmeve në ABC ku tha, se bastet online u ndërprenë për t’i prerë financimet “mbretit” të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Ky i fundit rezulton i zhdukur ndërsa ende nuk dihet fati i tij nëse është gjallë.
Ndërkohë diskutimet për hapjen e basteve online vijnë vetëm pak ditë, që nga zhdukja e Ervis Martinajt, për të cilin gazetari Artan Hoxha, u shpreh se bënte qindra milion euro xhiro me lojërat e fatit dhe me bastet sportive.
Reagimi i Artan Hoxhës:
Ja pra qe “krisma nuk ka patur”…
“Edhe nese ka patur, ato kane qene diku larg”….
Besoj tani eshte e qarte, pse gjate dites se djeshme “sekti i lavireve” mediatike te pushtetit, doli nga skutat e bunkartve sikur e kishte pickuar gjarperi i verdhe i asaj polices se Elbasanit dhe volli vrere pasi u dekonspirua operacioni i “Rihapjes se lojerave te fatit”….
Me hapjen e lojerave te fatit, tashme e meritoni llokmen e luanit nga fondi i reklamave te qeverise…