MENU
klinika

Një filozof mes tregtarësh

Profecia e nënës: Ty, që dëshiron të bëhesh shkrimtar

31.08.2022 - 11:49

        E preokupuar për të birin dhe në zgrip të jetës, Joana Shopenhauer vendos ta çlirojë nga detyrimi atëror, për të vazhduar profesionin familjar prej tregtari. Përmes një letre profetike, ajo iu drejtua Artur Shopenhauerit, më 28 mars të vitit 1807, dy vjet pas vdekjes së të atit.

Artur Schopenhauer (1788 – 1860) the philosopher. (Photo by Hulton Archive/Getty Images)

Filozofi gjerman, Shopenhauer, në moshë të thyer do të shkruante se pasi përfundoi së lexuari letrën, derdhi lot.

“I dashur Artur,

Toni serioz dhe i qetë i letrës tënde, më datë 28 mars, që shkoi nga mendja jote tek e imja, më zgjoi dhe zbuloi se mund të jesh duke marrë një rrugë në drejtim të kundërt me prirjen tënde!

Prandaj, nuk duhet të lë gurë pa lëvizur që të të shpëtoj, sado e mundur që të jetë kjo; unë e di çfarë do të thotë të jetosh një jetë të pështirë për shpirtin dhe, nëse është e mundur, dua të ta kursej, bir i dashur, këtë fatkeqësi.

Oh, i dashur! I dashur Artur, përse zëri im pati kaq pak peshë, ajo që ti dëshiron tani ishte, në fakt, dëshira ime më e flaktë, sa shumë u përpoqa që ta bëja realitet, pavarësisht të gjitha atyre që u thanë kundër meje… nëse ti nuk dëshiron të ndjekësh rregullin e nderuar filistin, unë, Arturi im i dashur, vërtet, nuk dua të vë ndonjë pengesë në rrugën tënde; vetëm ty, të takon që të kërkosh rrugën tënde dhe ta zgjedhësh atë.

Më pas, unë do të të këshilloj dhe të ndihmoj aty ku është e mundur dhe si të mundem. Në fillim, përpiqu që të bësh paqe me veten… Mbaj mend, duhet të zgjedhësh studime që të premtojnë një rrogë të mirë, jo vetëm sepse është e vetmja mënyrë me të cilën ti mund të jetosh, pasi ti nuk do të jesh ndonjëherë aq i pasur, saqë të mund të jetosh vetëm në sajë të trashëgimisë.

Nëse e kë bërë zgjedhjen tënde, më trego cila është, por ti duhet që ta marrësh këtë vendim vetë… nëse ndjen se ke fuqi dhe zemër për ta bërë këtë, unë me dëshirë do të të jap një dorë. Por, mos imagjino që jeta e një njeriu tepër të mësuar, është shumë e këndshme. Unë e shoh tani, përreth meje Artur. Është një jetë e lodhshme, me probleme, një jetë plot punë; bukuria qëndron vetëm në kënaqësinë që ajo sjell si punë; njeri nuk pasurohet me të; si shkrimtar, njeriu përballet me vështirësi, me atë që nevojitet për mbijetesë… Që të jesh në gjendje të nxjerrësh jetesën duke qenë shkrimtar, duhet që të jesh në gjendje që të nxjerrësh diçka të shkëlqyer… Tani më tepër se kurrë ka nevojë për mendje të shkëlqyera.
Artur, mendo për këtë gjë me kujdes dhe zgjidh, por më pas qëndro i vendosur; gjithmonë këmbëngul dhe me siguri, do ta arrish qëllimin. Zgjidh atë që dëshiron,.. por me lot në sy, të përgjërohem që të mos e gënjesh veten. Trajtoje veten me seriozitet dhe ndershmëri. Mbarëvajtja e jetës tënde është në rrezik, sikurse dhe lumturia e ditëve të mia të fundit, sepse kam shpresë, që vetëm ti dhe Adela mund të zëvendësoni rininë time të humbur. Nuk mund të duroj që ti të mos jesh i lumtur, veçanërisht nëse duhet të fajësoj veten, që e lashë këtë fatkeqësi të ndodhte, për shkak të përulësisë time.

Më kupton, Artur i dashur, që ti je i shtrenjtë për mua dhe unë dua të të ndihmoj me çdo gjë. Më shpërble me vetëbesimin tënd dhe që pasi të kesh ndarë mendjen për të ndjekur këshillën time në përmbushjen e zgjedhjes tënde. Mos më lëndo, duke u treguar rebel. Ti e di që unë nuk jam kokëfortë. Unë i kuptoj argumentet dhe nuk do të kërkoj ndonjë gjë nga ty, që nuk do të jem në gjendje ta mbështes me argumente.

Adio, i dashur Artur, posta është urgjente dhe gishtat po më dhembin. Mendohu për të gjitha gjërat që të dërgoj dhe të shkruaj, dhe m’u përgjigj shpejt.

Nëna jote,

J. Shopenhauer”

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit