MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse nuk duhet ta pi kafen të nxehtë?

26.08.2022 - 13:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse nuk duhet ta pi kafen të nxehtë?

Mjeku:Pirja e kafesë mund të rrisë rrezikun e kancerit por vetëm nëse është shumë e nxehtë, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët mendojnë se kjo është për shkak se lëngjet e nxehta dëmtojnë indet në ezofag. Kjo do të thotë, teorikisht, që dhe adhuruesit e çajit gjithashtu mund të jenë në rrezik.

Prandaj, ekspertët këshillojnë që të prisni derisa kafeja apo çaji të ftohet para se ta pini. Kafeja është një nga pijet më të konsumuara dhe ka pasur studime të ndryshme për efektet e saj në shëndet. Disa sugjerojnë se pija zvogëlon shanset për t’u prekur nga kanceri ndërsa të tjera kanë gjetur të kundërtën.

Ekspertët e Universitetit të Kembrixhit krahasuan gjenet e 360 mijë njerëzve në Britani dhe Finlandë dhe e lidhën atë me rrezikun e zhvillimit të llojeve të kancerit. Ata  zbuluan se njerëzit që konsideroheshin gjenetikisht më të prirur për të pirë kafe, kishin gati tre herë më shumë gjasa të zhvillonin kancer të ezofogut.

Nuk u gjet asnjë lidhje e tillë për asnjë lloj tjetër kanceri. “Lajmi i mirë është se pirja e kafesë nuk rrit mundësinë për të marrë shumicën e llojeve të kancerit”, tha Dr Steve Burges.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.