MENU
klinika

Suksesi i boksierit shqiptar

Rama uron Markun për mbrojtjen e titullit

25.08.2022 - 23:21

Kryeministri Edi Rama ka uruar menjëherë boksierin shqiptar Florian Marku i cili triumfoi përballë meksikanit Miguel Parra Ramirez. Menjëherë sapo përfundoi dueli, numri një i Qeverisë ka postuar një foto të kampionit.

Gjithashtu një koment ka pasur edhe nga boksieri shqiptar pas ndeshjes i cili ka falënderuar të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur në “Air Albania”. Marku ka marrë mijëra e mijëra urime nga brenda dhe jashtë vendit.

Një fitore e pritshme, por jo aq e lehtë, pasi rivali rezistoi për 10 raunde dhe Marku triumfoi me pikë. Të dy boksierët bënë një ndeshje të denjë, por në fund fitoi shqiptari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN