MENU
klinika

“Mua më ndal veç plumbi”

Reagon sërish policja e Elbasanit pasi pezullimit nga detyra

19.08.2022 - 18:10

Pas pezullimit nga detyra dhe nisjes së një hetimit të thelluar nga ana e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, nënkomisarja Anisa Kostani ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Kostanit duket se nuk i bën përshtypje masa e marrë ndaj saj, ndërsa ka hedhur një postim në Instagram, me këngën e reperit “Unikkatil” në sfond. Policja e bërë e famshme për bashkëjetesën me gjarprin, ka publikuar një pjesë të këngës kur dëgjohet se reperi të këndojë frazën se e ‘ndal veç plumbi’.

‘Un jom ma i mallkumi; ma i paparashikumi; ai shqipja i përgjakshëm që mun me e nal veç plumi’.- thuhet ndër të tjera në këngën që ka publikuar Anisa Kostani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të degjeneruar, në parajsë ka zero krim!"

Irritohet pas vrasjes në Elbasan Nisin hetimet ndaj efektives