MENU
klinika

Parashikimi

Rënia e euros pritet të zgjasë deri në vjeshtë!

01.08.2022 - 11:11

Klodian Muço, ekspert ekonomie: E influencuar edhe nga lufta në Ukrainë , BQE pati tendencën që të vazhdojë të mbajë normat e intersit më të ulta kjo ka zhvlerësuar Euron me Dollarin, me Frangën me Lekun. Është vet BQE ajo që ka ndjekur këtë lloj politike, sigurisht që ka efekte pozitive për BE sepse stimulon eksportet. Ky është faktori i jashtëm, politika të cilat do të vazhdojn deri nga shtatori apo tetori sipas deklaratave të guvernatorit të BQE ku në shtator dhe  tetor do jenë ndërhyrjet e rradhës.

Një ndikim janë edhe faktorët e brendshëm.

“Është pjesa e turizmit ka ndodhur pothuajse gjithmone që është ulur Euro edhe pse nuk ka ardhur asnjëherë në këto nivele ku jemi sot,por është valutë e ardhur nga jashtë.”

Por kush përfiton nga një rënie e Euros?

“Janë importuesit që po përfitojnë gjithnjë e më tepër sepse shesin me Lekë dhe blejnë me Euro. Një forcim më tepër i Lekut bën që në xhepat e tyre të ngelen më shumë para. Është edhe shteti i cili po të shikojmë borxhin publik dominon borxhi në valutë. Në momentin kur Leku forcohet dhe shteti merr të ardhura sepse taksat vilen në Lekë,atëherë shteti ka më tepër përfitim që leku të jetë i forcuar sepse borxhi për ta kaluar këtë borxh në lekë është më pak.”

Nga ana tjetër, eksportuesit janë në vështirësi, duke bërë që produkett shqipatre të jenë më të kushtueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Financial Times/ Ç'po ndodh në Europë dhe Kinë?

A do të ndikojë rimëkëmbja e SHBA në vendimin e Fed?