MENU
klinika

Nga The Guardian

Rritet rreziku nga një rrjedhje radioaktiviteti në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

27.08.2022 - 16:11

Operatori shtetëror i energjisë së Ukrainës ka paralajmëruar se ekziston rreziku i një rrjedhjeje radioaktive në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, shkruan The Guardian.

Forcat ruse kanë bombarduar në mënyrë të vazhdueshme centralin bërthamor ditën e djeshme, tha Energoatom.

“Si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme, infrastruktura e stacionit është dëmtuar, ekziston rreziku i rrjedhjes së hidrogjenit dhe lëndëve radioaktive, si dhe rreziku i zjarrit është i lartë,” tha Energoatom në një deklaratë.

Nga ana tjetër, ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar se trupat e Ukrainës kanë bombarduar termocentralin 3 herë vetëm gjatë ditës së djeshme.