Gjykata ruse ka marrë sot vendimin ndaj basketbollistes amerikane Brittney Griner, e arrestuar që në shkurt të këtij viti me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Gjykata e ka shpallur lojtaren amerikane që luan në Rusi, fajtore dhe e ka dënuar me 9 vite.
Në aeroportin e Moskës, asaj iu gjet vaj kanabisi, të cilin Griner e përdorte prej kohësh, për arsye mjekësore. Por ky shfajësim i lojtares nuk u mor parasysh nga gjykata, që e dënoi me 9 vite burg basketbollisten 31-vjeçare amerikane.
Dënimi maksimal ishte 10 vjet për të tilla raste. Gjykata vendosi që këtë dënim ta kalojë në burgjet ruse, por lojtarja shpreson në një shkëmbim të burgosurish mes dy shteteve, siç është përfolur kohët e fundit. Pritet që Griner e Paul Ëhelan (i akuzuar për spiunazh), që ndodhen në burgjet ruse, të shkëmbehen me Viktor But, trafikant rus i armëve.
Top story: @espn: ‘”In Brittney Griner’s world, this is what was expected. … In a lot of ways, it’s the closing of the first chapter and it moves her essentially closer to coming home.”
—@TJQuinnESPN ‘ pic.twitter.com/abxuj0Sj7F, see more https://t.co/mM6YlIoL6V
— Ralf Michael (@Marbella24com) August 4, 2022