Lajmi që artisti i mirënjohur italian, Fedez, do performojë në Tiranë në’ Sunny Hill Festival’, duket se i ka entuziazmuar të gjithë. Mes tyre edhe blogeren Sarah Berisha e cila është një fanse e familjes së tij.
Sarah ka shpërndarë në Instagram njoftimin zyrtar të festivalit mbi performancën e Fedez, duke i kërkuar atij: “Të lutem merr edhe familjen me vete!” duke etiketuar reperin. Nga Fedez nuk ka patur reagime lidhur me këtë fakt por vlen të theksohet se Chiara ka komentuar disa emoji zemrash në postimin e tij.
Ajo po ashtu së bashku me fëmijët e tyre, Leone dhe Vittoria, e shoqëron shpesh reperin nëpër koncerte dhe të gjithë do donim t’i shihnim edhe në Tiranë.
Nuk mungon as mbështetja që i falin njëri-tjetrit rreth projekteve të ndryshme, apo urimet për ditëlindje. Madje blogerja e ka uruar në shqip Duan dy vite më parë duke shkruar: “U bëfsh 100 vjeçe zemër!”
Federico Leonardo Lucia, i njohur profesionalisht si Fedez, është një reper, këngëtar, kompozitor, personalitet i mediave sociale dhe biznesmen italian. Fedez ka 5 albume të renditur #1 në Itali, 25 këngë të renditura në mesin e dhjetë këngëve më të mira (11 prej të cilave arritën në vendin e parë) dhe 50 çertifikime Platinum.
Në vitin 2021, Fedez ishte një nga artistët që konkurroi në Sanremo me “Chiamami per nome” dhe përfundoi në vendin e dytë.