MENU
klinika

CNN

S’duhet t’i humbisni ndryshimet e reja që do të bëjë WhatsApp!

11.08.2022 - 11:41

WhatsApp ka njoftuar disa përditësime të reja të privatësisë, që me siguri mund t’ju duhen në momente të caktuara.

Platforma së shpejti do t’i lejojë njerëzit:

– të kontrollojnë se kush mund të shohë kur ata janë në linjë (online),

– të mos lejojnë që të tjetër t’u bëjnë screenshot mesazheve/fotove të caktuara

– të largohen nga një group (X left the chat) pa njoftuar përdoruesit e tjerë

WhatsApp ka më shumë se 2 miliardë përdorues globalisht dhe është në pronësi të Facebook, Meta. Duke njoftuar ndryshimet në Facebook dhe Instagram, CEO, Mark Zuckerberg, tha se kompania “do të vazhdojë të ndërtojë mënyra të reja për të mbrojtur mesazhet dhe për t’i mbajtur ato private dhe po aq të sigurta sa bisedat ballë për ballë”.

Veçoritë e reja do të fillojnë të shtohen në aplikacion përgjatë këtij muaji.

Ndërkohë, po testohet mundësia e shtimit të një opsioni me mesazhe që lexohen vetëm një herë (pak a shumë si Snapchat).

Burimi: CNN

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse njerëzit po “e braktisin”?

Çfarë po ndodh me Whatsapp?

Kushtet e privatësisë!

Përpjekja e radhës nga Whatsapp-i