MENU
klinika

U sulmuan një ditë më parë nga rusët

Si është gjendja e dy ushtarëve shqiptarë

21.08.2022 - 12:29

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka treguar gjendjen e dy ushtarëve shqiptarë të cilët u sulmuan një ditë më parë nga 24-vjeçari rus i cili tentoi të futet në uzinën e Gramshit.

Peleshi shkruan se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet që sot të lënë ambientet e spitalit.

“Dy ushtarakët e lënduar një ditë më parë në incidentin e ndodhur në Uzinën ushtarake të Gramshit janë në gjendje të mirë dhe pritet që sot të lënë spitalin. I vizitova ata dhe u shpreha falenderimin tim dhe të qeverisë për reagimin e shpejtë dhe zbatimin pikë për pikë të ligjit ushtarak.

Të gjitha institucionet që nga Agjencia së Sigurisë dhe Inteligjecës së Mbrojtjes, Policia Ushtarake, Antiterrori, SHISH, Policia e Shtetit, prokuroria po punojnë dhe shumë shpejt do të kemi rezultatet e një hetimi më të plotë”, shkruan Niko Peleshi.

"Viktima nuk ka pasur armë, qitësi jo më larg se 1 metër"

Del akt-ekspertimit për vrasjen e Xhuvanit

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini