MENU
klinika

Do ishte shënuesi më i mirë i Real

Si u “sfumua” Benzema kur ishte Ronaldo dhe Ramos

24.08.2022 - 18:29

Ai është pretendenti numër një për të fituar “Topin e Artë”. Ajo kundër Vigo-s në javën e fundit ishte penalltia e 31-të e realizuar nga Benzema në karrierën e tij sportive. Ai nuk ka qenë kurrë specialist në këtë drejtim, ose të paktën opsioni i parë.

Karim ka humbur 7 goditje nga pika e bardhë, duke përfshirë 4 nga 28 që ka realizuar si “madridista”. Katër gabimet ndodhën sezonin e kaluar, më i miri i Benzema si shënues; kundër Elche, Celta dhe dy herë ndaj Osasuna.

Pavarësisht gjithçkaje, ai e përfundoi sezonin me 44 gola. Benzema është ekzekutuesi i parë i penalltive te Real Madridi që nga sezoni i kaluar, kur largimi i Sergio Ramos te PSG hapi një derë për të, që ishte mbyllur prej vitesh nga Cristiano Ronaldo.

Pavarësisht aftësisë shënuese të Karim (siç dëshmohet, për shembull, nga ato dy penallti nën presion maksimal në ndeshjen e parë dhe të dytë të Ligës së Kampionëve të fundit kundër City), Cristiano ishte gjithmonë zgjedhja e parë midis vitit 2009, viti i ardhjes së të dyve në “Bernabéu”, dhe lamtumirës së portugezit më 2018.

Në total, portugezi shënoi 79 nga 92 penalltitë që goditi si “madridista”, me pothuajse 86% efektivitet. E njëjta përqindje saktësie edhe për Benzema. Ai e përmirësoi këtë mesatare, me 22 goditje të sakta nga 23 penallti të ekzekutuara me fanellën e “Los Blancos” (pothuajse 96% efektiv).

Një Ramos që tani është zhvendosur te PSG nga sezoni i kaluar, ku vjen pas Mbappé, Neymar dhe Messi si ekzekutues nga pika e bardhë. Çështja është se në total mes Cristiano dhe Sergio u shënuan 101 penallti për madrilenët, të cilat Benzema mund t’i kishte realizuar fare mirë nëse hierarkia e 11-metërshave do të ishte ajo aktuale dhe jo e kaluara.

Në fakt, me këto gola hipotetikë shtesë, francezi mund të ishte golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit, duke përmirësuar shifrat e tij aktuale me rreth 100 gola (në total, 325 gola). Nëse francezi do të ishte goditësi i parë i penalltive, Cristiano Ronaldo nuk do t’i kishte arritur ato 451 gola, me të cilët u largua nga Madridi pas gati një dekade të tërë.

“Diktatura” e Cristiano dhe Ramos vështirë se ka lënë “thërrime” për pjesën tjetër. Specialistë si Kaká (6 nga 6) ose Gareth Bale (4 nga 4) vështirë se mund të shfaqeshin në këtë mënyrë gjatë qëndrimit të tyre në Madrid.

E vërteta është se penalltitë ishin një nga çelësat e rekordit stratosferik të golave të Cristiano, një plus që vështirë se e kishin lojtarët që e shoqërojnë në renditjen e golashënuesve më të mirë historikë të klubit të bardhë.

Raul, i treti me 323 gola, ekzekutoi vetëm 11 penallti për “Los Blancos”; Di Stéfano (308 gola) gjuajti 19 penallti (pa dështuar asnjëherë); dhe Santillana, vetëm dy nga tri goditjet. Më poshtë ishin specialistët në listën e golashënuesve të klubit, Ferenc Puskas dhe Hugo Sánchez.

Në këtë pikë, në moshën 34-vjeçare, duket e pamundur që Benzema të ndjekë Cristianon, sado jetëgjatë dhe brilant të jetë ai për pjesën tjetër të karrierës. Gjërat mund të ishin ndryshe, por Karim e kishte të qartë se përpara se të bëhej lider, duhej të ishte një lojtar skuadre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për nga efikasiteti dhe jo çmimi

15 transferimet më të mira të dekadës së fundit