MENU
klinika

"Lavrovi do ta ketë të vështirë me Tiranën"

Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, flet eksperti i kriminologjisë

21.08.2022 - 13:44

Eksperti i Kriminologjisë Ervin Karamuço shkruan se që prej mbrëmjes së djeshme ka shumë dhimbje koke në Kremlin duke iu referuar arrestimit të dy rusëve dhe ukrainasit një ditë më parë në Gramsh.

Ai shkruan se prej 4 muajsh ka paralajmëruar rrezikun rus të inteligjencës me mbulim turistik duke theksuar se ata kanë vite që e bëjnë një gjë të tillë.

Karamuço thekson se Lavrovi e pati shumë të lehtë ta kthente në shtëpi asetin e tij kur ajo u ndalua në Egjypt por shton se do ta ketë shumë të vështirë ta bëjë këtë tani me Tiranën zyrtare.

“Përpara 4 muajsh paralajmërova rrezikun rus të inteligjencës me mbulim turistik. Kanë vite që e bëjnë në vendin tonë dhe nuk ishte shumë e vështirë ta parashikoje. Kërkova gatishmëri dhe vigjilencë institucionale dhe publike. Disa menduan për konspiracion, të tjerë për imagjinatë të shfrenuar profesionale.

Gjithsesi që mbrëmë ka shumë dhimbje koke në Kremlin. Lavrovi e pati shumë të lehtë ta kthente në shtëpi ” asetin” Lana nga Egjypti. Me Tiranën zyrtare mbase do ta ketë më të vështirë. Diplomacia dhe gjyqësori jonë janë para një sprove të fortë…”, shkruan ai.