MENU
klinika

Ja ku firmos

Sulmuesi i Kombètares lë Turqinë pas 7 vitesh

22.08.2022 - 19:26

Sokol Cikalleshi nis një aventurë të re në karrierën e tij, duke u larguar pas 7 vitesh nga futbolli turk, për të provuar një eksperiencë të re.

Sulmuesi 32-vjeçar, nga ky sezon do të tregojë vlerat e tij në futbollin e Arabisë Saudite. Pas një akordi mes palëve, klubi i Koniaspor ka pranuar që të huazojë Cikalleshin në radhët e klubit të Al Khalej, i cili militon në elitën e futbollit në kampionatin e Arabisë Saudite.

Futbollisti shqiptar do të jetë i huazuar për këtë sezon në radhët e kësaj skuadre, e cila kërkon të afirmohet në elitë. Për sulmuesin shqiptar, i cili ka shkëlqyer në futbollin turk duke qenë protagonist në vitet e fundit me Koniaspor, kjo është një aventurë e re e rëndësishme në një kampionat i cili po tërheq futbollistë të njohur.