MENU
klinika

Merkatoja e Lazios

Tare dhe Sarri “tradhtojnë” Hysajn, e nxjerrin në shitje

02.08.2022 - 11:33

Lazio vijon fushatën e transferimeve duke afruar në kryeqytet 7 lojtarë, por në këtë pikë të merkatos janë të detyruar të shesin pasi trajneri Sarri kërkon edhe një anësor të majtë.

Sipas Corriere dello Sport, Elseid Hysaj është i sakrifikuari i parë, pasi anësori kuqezi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit, kjo në fakt u pa qartë edhe sezonin e fundit.

Problemi është se për Hysaj nuk ka shumë oferta, më saktë vetëm Valencia ka shfaqur interesim, por klubi spanjoll ka vështirësi ekonomike, deri në këtë pikë nuk kanë paraqitur një ofertë konkrete.

Lazio është gati ta lë të lirë Hysaj edhe falas në mënyrë që të lirohet nga paga e tij, fundja Tare e mori nga Napoli po shpenzuar asnjë qindarkë. Sarri kërkon në kryeqytet Emerson Palmierin, por më parë duhet larguar një lojtar, detaje këto që mund të sjellin një bashkim të Hysaj me ishin trajnerin e tij Gennaro Gattuso.

Jo vetëm Hysaj, edhe Nedim Bajrami mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve. Sipas La Gazzetta dello Sport, Fiorentina as që ka ndërmend të heq dorë nga fantazisti kuqezi, janë të gatshëm të paguajnë kesh për të blerë kartonin e tij nga Empoli.